Kryeministri Rama ka botuar mbrëmë vonë në faqen e tij në Facebook, “lajmin” se brenda një viti aeroporti i Kukësit do të jetë në funksionim. Duke postuar një foto të projektit të aeroportit, Zoti Rama është shprehur:
“Aeroporti i Ri i Kukësit dhe një paralajmërim: Mos përgojoni 3D se sot një vit, në realitet do jetë më i bukur se këtu.”
Vetëm se fotoja që ka botuar Kryeministri është zbuluar, nga gazetari Gentian Gaba i Politico.al, se është thjesht një imazh i vjedhur nga projekti për zgjerimin e Aeroportit Kutaisi të Georgjisë, projektuar nga firma UNStudio.
Aeroporit i Kukësit i është dhënë me koncesion kompanisë Kastrati.
Për ironi të situatës, Kryeministri tërthorazi pranon vetë se projektet e tij janë 3D, dhe mundohet ta shuajë këtë imazh duke thënë që ky projekt i Kukësit do jetë realitet. Në fakt ai do të jetë realitet, veçse në Kutaisi dhe jo në Kukës.
Më poshtë postimin e Kryeministrit Rama dhe imazhin e aeroportit Kutaisi.
Imazhi renderi i projektit të zgjerimit të Aeroprotit Kutaisi, Gjeorgji