Kryeministri britanik Boris Johnson është infektuar me koronavirus.
Kryeministri tha se ka “simptoma të lehta” dhe se do të vazhdojë të punojë nga shtëpia.
Boris Johnson, 55 vjeç, postoi një video të premten në mëngjes në Twitter duke thënë se ka temperaturë dhe një kollë të vazhdueshme:
“Unë jam duke punuar nga shtëpia, jam i izoluar dhe kjo është plotësisht gjëja e duhur për të bërë. Por mos kini dyshim se unë mund të vazhdoj … të komunikoj me të gjithë ekipin tim dhe të drejtoj luftën kundër koronavirus.”
Në Mbretërinë e Bashkuar ka më shumë se 11 mijë të infektuar dhe 578 viktima.