
Kryeminstri britanik Boris Xhonson është vendosur nën reanimacioni, trajtit intensiv, një ditë pasi u shtrua në spitalin St Thomas të Londrës me simptoma të koronavirusit, të cilat janë përkeqësuar orët e fundit.
Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i tij, i cili informoi se Xhonson i ka kërkuar Ministrit të Jashtëm Dominik Raab ta zëvendësojë në drejtimin e qeverisë.
Xhonson, 55 vjeç, u shtrua në spital të djelën, 10 ditë pas diagnostikimit me Covid-19, pasi simptomat e tij vazhduan pa përmirësim gjatë gjithë kësaj kohe.
Fillimisht, arsyeja e shtrimit ishte vetëm për të bërë testime, por duket se gjendja e kryeministrit britanik është përkerqësuar në nivelin sa këkron trajtim intensive.
Kjo histori është në përditësim e sipër.