Kryeministri çek: Nuk ka vend në Europë për refugjatët afganë

Nga Exit News
Kryeministri çek: Nuk ka vend në Europë për refugjatët afganë

Kryeministri çek Andrej Babis ka thënë se “nuk ka vend” për refugjatët afganë në Europë, dhe BE -ja duhet t’i ndihmojë ata të qëndrojnë në atdheun e tyre.

Këto komente Babis i bëri pas një takimi me homologët e tij austriakë dhe sllovakë, në të cilin ata diskutuan për ardhjen e refugjatëve nga Afganistani.

Të tre udhëheqësit thanë se ranë dakord që BE -ja duhet të shmangë me çdo kusht një përsëritje të krizës së migrimit të vitit 2015, ku miliona emigrantë nga Afrika dhe Lindja e Mesme u drejtuan drejt vendeve perëndimore.

Babis tha se nuk do të ishte alternativë e mirë as përsëritja e marrëveshjes së vitit 2016 me Turqinë e cila pranoi të mbante pjesën më të madhe të refugjatëve në këmbim të ndihmave financiare nga BE.

“Një alternativë më e mirë është një zgjidhje që i bën njerëzit të qëndrojnë në Afganistan,” tha Babis, raporton BBC.

Kancelari austriak Sebastian Kurz tha se vendi i tij do të sigurojë 18 milionë euro për të ndihmuar afganët që kërkojnë strehim në vendet fqinje me Afganistanin.

“Ne duhet të kërkojmë një zgjidhje në rajon dhe të mos shkaktojmë një eksod tjetër në Evropë,” shtoi ai.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>