Zyrtarët e sigurisë në Liban paralajmëruan kryeministrin dhe presidentin muajin e shkuar për rrezikun e 2,750 tonëve të nitratit të amoniumit, të depozituara në portin e Bejrutit, sipas dokumenteve që Reuters ka parë.
Vetëm dy javë më pas, kimikatet industrial shpërthyen duke shkatërruar pjesnë më të madhe të portit dhe duke shkaktuar 163 viktima dhe mbi 6,000 të plagosur.
Një raport i Drejtorisë së Përgjithshmë të Sigurisë së Shtetit mbi ngjarjet që çuan deri në shpërthimin masiv në Bejrut, përfshin edhe një referencë të një letre private dërguar presidentit Michel Aoun dhe kryeministrit Hassan Diab në 20 Korrik.
Kryeministri mori letrën në datën 20 Korrik dhe e dërgoi atë tek Këshilli i Lartë i Mbrojtjes brenda 48 orëve, sipas përfaqësuesit të ish kryeministrit Diab, qeveria e të cilit dha dorëheqjen në 10 gusht.