Kryeministri holandez Mark Rutte deklaroi se Shqipëria nuk është gati për të hapur negociatat me Bashkimin Europian.
Në një intervistë në Malin e Zi, kryeministri Rutte u shpreh:
“Holanda nuk kundërshton zgjerimin e BE-së, por nuk besojmë se Shqipëria është e gatshmë të fillojë tani bisedimet e pranimit […].”
Mark Rutte theksoi se Maqedonia e Veriut është “më afër këtij qëllimi”.
Pyetur nëse viti 2025 është një afat realist për pranimin e vendeve të BP-së në BE, kryeministri tha se BE nuk ka afate fikse, “por duhet të sigurohemi që të ndjekim rregullat dhe gjithçka duhet të jetë strikte dhe e drejtë.”
Lidhur me deklaratat e zyrtarëve maqedonas që propozojnë shqyrtimin veçmas të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, kryeministri Rutte tha se disa prej vendeve të BE-së nuk janë dakord:
“Disa të tjerë nuk e dëshirojnë atë, kjo është arsyeja pse në Këshillin e fundit Evropian kemi vendosur të mos bëjmë përparime në hapjen e negociatave me këto vende.”
Më 18 tetor 2019, Këshilli Europian vendosi të mos negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Në dokumentin e përfundimeve të samitut, Këshilli shkoi se “Këshilli Europian do të rimarrë në shqyrtim çështjen e zgjerimit përpara samitit në maj të 2020, kur do të zhvillohet në Zagreb samiti BE-Ballkan Perëndimor.”
Shtetet që bllokuan hapjen e negociatave ishin Franca, Hollanda, Danimarka dhe Spanja.