Kryeministri i Maltës nën hetim për vrasjen e 5 emigrantëve

Nga Alice Elizabeth Taylor
Kryeministri i Maltës nën hetim për vrasjen e 5 emigrantëve

Kryeministri i Maltës, Robert Abela akuzohet dhe po hetohet për vrasjen e të paktën 5 emigrantëve në det, pas një denoncimi nga një organizatë joqeveritare lokale.

Kryeministri Abela edhe Forcat e Armatosura të Maltës janë akuzuar për vrasje, pasi urdhëruan mbylljen e porteve të vendit pa lejuar anijet dhe varkat me emigrantë të zbarkojnë në porte.

Disa ditë pas vendimit, pesë trupa u gjetën në një varkë nga forcat e kërkimit dhe shpëtimit të Maltës. Shtatë persona të tjerë kanë humbur dhe supozohet se janë mbytur.

47 personat në varkë, që mundën të mbijetonin u kthyen në Libi, në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar dhe detar, pasi Libia është vend i pasigurt origjine dhe jeta e qytetarëve të saj është në rrezik të vazhdueshëm.

Kryeministri Abela tha se ndërgjegjja e tij ishte e pastër dhe se ai vazhdon ta mbështesë vendimin e tij.

Robert Abela mori detyrën pasi paraardhësi i tij Joseph Muscat u detyrua të jepte dorëheqjen për lidhjet midis tij dhe kabinetit të tij me vrasjen e gazetares investiguese Daphne Caruana Galizia.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>