Kryeministri Edi Rama inaguroi, sot, në qytetin e Durrësit përfundimin e modernizimit të sportelit të kujdesit për lientin, i cili redukton radhat në pagesën e energjisë.
Kryeministri Rama u shpreh se investimet në këtë sektor po bëjnë të mundur heqjen e aforfeve dhe vendosjen e kushtit themelor që të paguash aq sa konsumon.
Modernizimi i sporteleve qendron në vendosjen e biletave elektronike, aplikimi dhe ndjekja online e ankimimit dhe ankesave në info-kioskat dhe smart -kioskat. Ai do të zbatohet në 14 pika të Kujdesit për Klientin në qytetet kryesore të vendit.