Kryeministri Edi Rama deklaroi, sot, se bizneset tё cilёt kanё xhiro vjetore deri nё pesё milion lekё nuk do tё paguajnё asnjё taksё. Taksat do tё ndryshojnё pёr tё gjithё bizneset me xhiro vjetore deri nё tetё milionё lekё. Këto deklarata, Zoti Rama i bëri nё njё konferencё tё zhvilluar me biznesin e vogёl.
Taksat vjetore do tё jenё si mё poshtё:
- Bizneset me xhiro vjetore 0-5 milion lekё nuk do tё paguajnё taksa.
- Bizneset me xhiro vjetore nga 5-6 milionё lekё do tё paguajnё 90 mijё lekё nё vit (nga 135 500 lekё qё ishte).
- Bizneset me xhiro vjetore nga 6 – 7 milionё lekё do tё paguajnё rreth 122 200 lekё nё vit (nga 172 200 lekё qё ishte).
- Bizneset me xhiro vjetore nga 7-8 milionё lekё do tё paguajnё rreth 70 mijё lekё mё pak nё vit.