“Meshkujt shqiptarë janë shumë të pashëm, burrërorë dhe pse jo, ndoshta një ditë do të martohesha me një shqiptar.”
Maria Taipaleenmäki, Miss Earth Suedia
“Burrat shqiptarë janë përgjithësisht dembelë dhe parazitë, kurse gratë janë përgjithësisht punëtore dhë të afta për të kompensuar parazitizmin e burrave të tyre.”
Edi Rama, Kryeministër i meshkujve (dhe femrave) shqiptare
Nemo propheta in patria – askush nuk konsiderohet profet në shtëpinë e vet – ka thënë Jezusi sipas Biblës.
Shumë meshkujve shqiptarë ende nuk ju ishte fashitur gëzimi i madh nga fjalët lëvduese për ta të Miss Tokës së Suedisë, kur papritur Kryeministri Rama ja u fashiti gëzimin me arrogancën dhe përçmimin e tij të zakonshëm për shqiptarët.
Pas këtyre deklaratave, shqiptarët meshkuj kanë një arsye më shumë për të braktisur vendin ku qeveris Kryeministri Rama dhe për të kërkuar respekt dhe lumturi në vendet nordike.