Kryeministri Rama shpërblen mikun e tij

Zhani Çakuli është emëruar sot drejtori i ri i Drejtorisë së Lojrave të Fatit në Ministrinë e Financave. Deri më sot ai ka qënë drejtori i IT-së në këtë drejtori.

Drejtoresha e mëparshme e lojrave të fatit, Luneda Sufali,  ka dhënë dorëheqjen para pak ditësh.

Zhani Çakuli është djali i Filip Çakulit, drejtor i emisionit Fiks Fare dhe mik personal i Kryeministrit Rama. Kohët e fundit mediat kanë raportuar që Zoti Rama ka qenë i pranishëm në gëzime e festa familjare të Zotit Çakuli. Tre javë më parë Kryeministri Rama ka qenë i pranishëm në festimin e ditëlindjes së zotit Çakulli,  ndërsa vitin e kaluar, ai ka qenë në dasmën e djalit të sapo emëruar të Zotit Çakuli.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>