Kryeministri suedez humb mocionin e mosbesimit

Kryeministri suedez humb mocionin e mosbesimit

Kryeministri Social Demokrat suedez, Stefan Löfven humbi të hënën në Parlament një mocion mosbesimi, me 181 vota kundër, 109 pro dhe 51 abstenim.

Kjo ishte hera e parë që një kryeministër suedez humbi një votë mosbesimi.

Partia e majtë tërhoqi mbështetjen për Löfven, kur ky i fundit përkrahu një plan që parashikonte dobësimin e kontrollit qeveritar mbi qeratë. Politika aktuale e strehimit bëjnë të mundur që kostot e strehimit të qëndrojnë të përballueshme për qytetarët.

Löfven tashmë ka një javë për të vendosur nëse do të thërrasë zgjedhje të parakohshme apo do të japë dorëheqjen dhe do të përpiqet të ndërtojë një koalicion të ri qeverisës, sipas Politico.

Mocioni i fundit, mbi një çështje me karakter të kufizuar, reflekton ndasitë e mëdhaja që kanë lindur në parlamentin suedez, që e bëjnë arritjen e një konsensusi shumë të vështirë.

Vetë Löfven iu deshën katër muaj në vitin 2018 që të binte dakord dy aleatët e rinj – Partinë e Qendrës dhe Liberalët – për të formuar një qeveri koalicioni.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>