Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin i kërkoi Komisionit Europian të shpejtojë shpërndarjen e vaksinave.
Në një letër dërguar Presidentes së KE-së, Ursula Von den Leyen, Marin kërkoi të bëjë “maksimumin” e saj për të siguruar që kompanitë farmaceutike prodhojnë vaksina “sa më efikase të jetë e mundur” dhe të shpejtojë shpërndarjen.
Kryeministrja Marin kërkoi që të informohen liderët e BE-së, në lidhje me situatën e vaksinave gjatë mbledhjes javës tjetër.
Komisioni Europian ka hasur kritika në lidhje me transparencën për vaksinat. Parlamenti Euorpian I bëri thirrje për transparencë të Komisionit Europian në lidhje me kontratat për vaksinat.
KE ka hasur gjithashtu kritika pasi u bë publike se Gjermania ka siguruar doza të tjera nga Pfizer dhe CureVac, gjë që binte ndesh me strategjinë e BE-së.