Kryeministrja 34 vjeçare e Finlandës, Sanna Marin u zgjodh në krye të partisë Social Demokrate të shtunën.
Ajo zevëndësoi ish kryeministrin e Finlandës, Antti Rinne i cili e mbajti atë post deri të shtunën.
Në një deklaratë të shkurtët pas zgjedhjes së saj ajo falendëroi votuesit për besimin e dhënë.
Marin u zgjodh kryeministre pasi Rinne dha dorëheqjen dhe ia besoi asaj detyrën. Zonja Marin ka mbajtur postin e Ministre e Transportit.
Sanna Marin u rrit në një familje të komunitetit LGBT. Ajo ishte e para e familjes e cila kreu universitetin. U diplomua për Politika Administrative dhe bëri karrierë të shpejtë në strukturat e Partisë Social Demokrate duke udhëhequr drejtimin e qytetit Tampere.