Kryepeshkopi ortodoks Anastas Janullatos është infektuar me Covid-19.
Pasi u identifikua se është infektuar në Tiranë, ai është transferuar në Greqi për të marrë trajtim më të specializuar.
Për këtë, kryeministri grek dërgoi me urgjencë një avion ushtarak sanitar për transportin e tij.
Kryepeshkopi Janullatos është 91 vjeç dhe vitet e fundit ka pasur probleme kronike me shëndetin.