
Prokurori i Përgjithshëm Olsian Cela i ka kërkuar prokurorëve të hetojnë krimet zgjedhore. Përmes një letre dërguar prokurorive, Cela i kërkoi prokurorëve të përshpejtojnë hetimet paraprake.
“Prokurorët të rrisin prioritetin dhe intensitetin e veprimet procedurale, për të siguruar: -hetime të plota, gjithëpërfshirëse dhe afate sa më të shkurtra të çështjeve;- ngritjen e akuzës së në gjykatë bazuar në rrethanat e faktit të provuara dhe në ligjin material penal, e procedural të zbatueshëm”, shkruan kryeprokurori Cela.
Cela theksoi detyrimin “për të garantuar një hetim të plotë e të gjithanshëm dhe në afate të përshpejtuara në kuadrin e procedimit të drejtë dhe të rregullt ligjor, si dhe ndjek në dinamikë veprimtarinë e procedimeve”.