Kryeredaktori i Koha Jonë: Qelitë ishin plot me të arrestuar, me arrestuan për fotografimin e dhunës

Nga Exit News
Kryeredaktori i Koha Jonë: Qelitë ishin plot me të arrestuar, me arrestuan për fotografimin e dhunës

Kryeredaktori i gazetës Koha Jonë, Qamil Xhani deklaroi se qelitë ishin plot me të arrestuar nga protesta dhe mes tyre kishte dhe minorenë.

Përmes një postimi në Facebook, Xhani shkruan se është arrestuar gjatë kohës që po fotografonte dhunën ndaj një të mituri.

Ai shtoi se policia e ka dhunuar atë gjatë rrugës për në paraburgim.

Unë që u prangosa para redaksisë kur po fotografoja arrestimin e dhunshëm të dy të miturve, po më firmoseshin letrat për “Pjesëmarrje në tubim të paligjshëm!”

Në 15 vite punë si gazetar s’më ka ndodhur kurrë të përballem më një brutalitet dhe arrogance të tillë nga policia; goditje, pranga dhe qelitë e paraburgimit.”

Policia arrestoi të premten kryeredaktorin e gazetës Koha Jonë gjatë protestës kundër vrasjes së Klodian Rashës.

Xhani është i dyti gazetar që arrestohet. Dy ditë më parë gjatë protestës u arrestuar dhe gazetari i Ora Neës, Xhoi Malësia.

Presidenti i ka bërë thirrje prokurorisë të hetojë dhunën ndaj gazetarëve dhe ka kërkuar reagim nga organizatat ndërkombëtare të gazetarëve.

Kreu i shtetit garanton gazetarët se, nuk do të lejojë instalimin e modelit Lukashenko në Shqipëri.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>