Kryesia e Partisë Demokratike miratoi të hënën përbërjen e Komisionit për Vlerësimin e Kandidatëve për deputetë.
Ky komision do të përbëhet nga:
- Bujar Nishani – ish-president, ish-ministër dhe ish-deputet i PD-së;
- Enriketa Papa – historian, anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së;
- Mark Marku – ish-deputet i PD-së dhe pedagog i Gazetarisë;
- Genc Ruli – ish-ministër dhe ish-deputet i PD-së;
- Besnik Mustafaj – ish-ministër dhe ish-deputet i PD-së.
Vendimi për tre anëtërët e rinj – Ruli dhe Mustafaj ishin emëruar që më parë si pjesë e komisionit, – u mor të hënën pas votimit nga Kryesia dhe Këshilli Kombëtar i PD-së.
Ky komision do të vlerësojë listat me propozimet për deputetë ardhur nga anëtarësia e PD-së – deri më tani janë propozuar rreth 2 mijë kandidatë nga të gjithë qarqet e vendit.
Komisioni do të ndihmohet nga Sekretariati i përbërë nga Sahit Dollapi, Sekretar Organizativ dhe Ervin Minarolli, Sekretar i Burimeve Njerëzore.