Kryeson ngushtësisht partia e Gjukanoviçit

Nga Exit News
Kryeson ngushtësisht partia e Gjukanoviçit

Partia e Milo Gjukanovicit del partia e parë me 34,2% të votave të numëruara deri më tani në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi.

Pas saj renditet, koalicioni opozitar “Për Ardhmërinë e Malit të Zi” me 32,8% të votave, i drejtuar nga personi jopartiak, profesori Zdravko Krivokapiq, i cili deri në këto zgjedhje ishte i panjohur për opinionin e gjerë.

Në koalicion dominojnë partitë që angazhohen për lidhje të forta me Serbinë, kryesisht me orientime pro-ruse dhe kundër NATO-s.

Koalicioni e mbështet qëndrimin e Kishës Ortodokse Serbe lidhur me çështjen e Ligjit për Liritë Fetare. Në listën zgjedhore është Marko Milaçiq, i cili viteve të kaluara udhëhoqi fushatën kundër NATO-s, duke djegur publikisht flamujt e NATO-s.

Deri më tani u numëruan 87,8% e votave. Në zgjedhje morrën pjesë 409 880 qytetarë apo 75,9 % , shkruan Ulqini Online. Partitë e tjera u renditën si më poshtë:

“Socijaldemokrate – Ivan Brajović – Mi odlučujemo dosljedno, 4,3%
“Bošnjačka stranka Ispravno – Rafet Husović”, 4,4%
“SDP – Jaka Crna Gora” 3%
“Crno na bijelo” 5%
Koalicioni Shqiptar “Bashkë nje za PD, UDSH dhe LD në MZ” 1,1%
Lista Shqiptare Genci Nimanbegu – Nik Gjeloshaj 1,4%
“Mir je naša nacija” 12,6%

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>