Kryeministri Edi Rama bashkë me katër fëmijët dhe gruan e nxjerrë nga kampi i AlHolit në Siri, kanë mbërritur në Tiranë.
Personat e kthyer nga kampi janë Floresha Rasha sëbashku me tre fëmijët e saj, dhe Endri Dumani.
Në aeroportin e Rinasit, familjarët e fëmijëve kanë pritur prej disa orësh mbërritjen e tyre.
Të afërmit e Endri Dumanit u shprehën të përlotur se mezi kanë pritur që ta takojnë atë, pas 7 vitesh mungesë.
Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama udhëtoi në Liban për të finalizuar operacionin për nxjerrjen nga kampi të pesë personave.
“Ky operacion i hap rrugën fazës tjetër. Presim sinjalin e për të sjellë dhe të tjerë,” u shpreh Rama.
Qeveria ka ngritur një strukturë pritëse për të kthyerit nga Siria, për të bërë të gjitha analizat e nevojshme dhe më pas do të shohim si do të zhvillohen gjërat.