Në një studim të Associated Press u vu re se mes mbështetësve të Donald Trumpit dhe Joe Bidenit kishte diferenca të mëdha në pikëpamjet për koronavirusin, ekonominë dhe deri tek futbolli.
Me rritjen e rasteve të infektimit të koronavirusit shumica e votuesve të Joe Bidenit — rreth 6 në 10 votues— thanë se pandemia ishte çështja më e rëndësishme e vendit.
Votuesit e Bidenit thanë se qeveria federale duhet të ketë prioritet ndalimin e përhapjes së virusit — edhe nëse ajo dëmton ekonominë.
Vetëm një në 10 votues të Bidenit përmendën ekonominë si çështje të rëndësishme. Rreth 8 në 10 votues të Bidenit e vlerësuan ekonominë të mirë ose të varfër.
Ndërsa votuesit e Trumpit ishin më të përqendruar tek ekonomia. Rreth gjysma e votuesve u shpreh se ekonomia duhet të ishte prioritet.
Të dy kampet nuk ranë dakord për gjendjen e ekonomisë. Votuesit e Trumpit u shprehën se ekonomia është shumë mirë: rreth tre të katërtat e quajtën ekonominë të mirë ose të shkëlqyer.
Mbështetësit e Biden dhe të Trump nuk ranë dakord edhe për ndalimin e sezonit të futbollit amerikan.