Ku ndryshon përgjigja e një testi Covid bërë në Shqipëri nga ai në Amerikë?

Nga Exit News
Ku ndryshon përgjigja e një testi Covid bërë në Shqipëri nga ai në Amerikë?

Teksa qindra qytetarë shqiptarë testohen çdo ditë për të mësuar nëse janë infektuar apo jo me Covid-19, shumë prej tyre zgjedhin të shkojnë në klinika private, për shkak se përgjigja jepet më shpejt.

Por shpesh qytetarët që bëjnë testime në këto klinika, dalin të paqartësuar pas marrjes së përgjigjes.

Exit News ka siguruar fotot e dy testeve: një bërë në një klinikë private në Shqipëri dhe një të bërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

WhatsApp Image at
Test PCR bërë në një klinikë private shqiptare
WhatsApp Image at
Test PCR bërë në një klinikë në Amerikë

Në testin e bërë në klinikën private shqiptare, pacientit i komunikohet vetëm rezultati, ku ndër të tjera shkuhet ‘Dyshuar pozitiv’, duke lënë në shumë raste pacientët të paqartë se çdo të thotë kjo.

Ndërsa në testin e bërë në SHBA, përgjigjja jo vetëm është e saktësuar, ‘pozitive’ ose ‘negative’, por ka dhe informacione të tjera shoqëruese.

Bie në sy se në test, fleta e përgjigjes përmban informacione shoqëruese për testin dhe se çfarë veprimesh duhet të bëjë pacienti në rast se ka përkeqësim të simptomave.

Po ashtu, në fletë e përgjigjes theksohet se ‘ka pak gjasa që ky testim të japë përgjigje të gabuar nëse përgjigjia është ‘pozitive’, pra i infektuar.’

Shkrimi në test udhëzon pacientët e infektuar të që qëndrojnë të izoluar deri sa të kenë të paktën 3 ditë pa temperaturë pa marrë ilaçe dhe të kenë të kaluar të paktën 10 ditë që nga dita e shfaqajes së simptomës së parë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>