Drejtuesit e BE-së, të prekur nga kriza e koronavirusit, nuk po shijojnë pushimet verore që ata mund të kishin menduar në fillim të 2020. Por, sidoqoftë, disa prej tyre po pushojnë. Emmanuel Macron po pushon në Fort de Bregançon, rezidenca presidenciale për pushimet verore, në Cote d’Azure.
Kryeministri Boris Johnson po pushon në rezidencën qeveritare verore në një fshat, 64 kilometra larg londrës.
Presidenti Emmanuel Macron po pushon në rezidencën qeveritare në “Fort de Brégançon”, në rivierën franceze, afër zonën së famshme franceze Cote d’Azur.
Kryeministri i Suedisë Stefan Löfven po pushon në rezidencën qeveritare “Harpsund”. Rezidenca është ndërtur në shekullin e 17-të. Në të përfshihet edhe një fermë dhe një pyll.
Presidenti i Austrisë Alexander Van der Bellen po shijon pushimet në rezidencën qeveritare “Mürzsteg”, një shtëpi e ngritur nga Franz Josep në 1869 për gjueti.
Presidenti çek Miloš Zeman po qendron në rezidencën qeveritare, “Kështjella Lany”. Kështjella u ndërua në 1392, një pjesë e saj është e hapur për vizitorët.
Presidenti italian Sergio Mattarella po pushon në Vilën Rosebery, në Napoli. Vila është një ndër rezidencat qeveritare në Itali. Ajo u ndërtua nga kryeministri britanik në 1894.
Kryeministri danez Mette Frederiksen ndodhet në rezidencën qeveritare Marienborg, 15 kilometra në veri të Kopenhagenit. Në rrethinat e rezidencës Netflix do të xhirojë një film të ri horror, që do të transmetohen në 2021.
Kryeministri maltez Robert Abela po qendron në rezidencën “Girgenti Palace”, e ndërtuar në vititn 1625.