338 kandidatë për hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, BKH kaluan testin e Arsyetimit Logjik nga 363 kandidatë garues. BKH njoftoi të premten se këto kandidatë do t’i nënshtrohen Testimit të Aftësive Fizike, i cili do të ndahet në 4 ditë:
Në datën 01.06.2021 do të paraqiten për testim kandidatët me numër rendor nga 01 (një) deri në numrin rendor 85 (tetedhjetë e pesë);
Në datën 02.06.2021 do të paraqiten për testim kandidatët me numër rendor nga 86 (tetëdhjetë e gjashtë) deri në numrin rendor 170 (njëqind e shtatëdhjetë);
Në datën 03.06.2021 do të paraqiten për testim kandidatët me numër rendor nga 171 (njëqind e shtatëdhjetë e një) deri në numrin rendor 255 (dyqind e pesëdhjetë e pesë);
Në datën 04.06.2021 do të paraqiten për testim kandidatët me numër rendor nga 256 (dyqind e pesëdhjetë e gjashtë) deri në numrin rendor 338 (treqind e tridhjetë e tetë).
Testimi do të kryhet në Repartit Special “RENEA”.
Kandidatët, njofton BKH duhet të kenë me vete një dokument identifikimi me fotografi (pasaportë ose kartë identiteti), dhe Raportin Mjekësor, nga specialisti Kardiolog.