Kuba drejt ndryshimeve kushtetuese që garantojnë treg të lirë dhe pronë private

Kuba drejt ndryshimeve kushtetuese që garantojnë treg të lirë dhe pronë private

Qeveria e Kubës do të ndryshojë kushtetutës për të krijuar një treg më të hapur dhe që njeh pronën privatë.

Sipas mediave shtetërorë, kushtetuta e re do të lejojë “njohjen e rolit të tregut dhe të formave të reja të pronës, duke përfshirë pronën private”. Megjithatë, mediat konfirmuan se sistemi ekonomik i vendit do të mbetet i natyrës socialiste.

Përveç reformave ekonomike, në kushtetutën e rishikuar do të ketë dhe ndryshime të tjera:

  • Do të ngrihet posti i Kryeministrit;
  • Do të kufizohet në 10 numri i viteve që një president mund të shërbejë (i ndarë në dy mandate 5-vjeçare);
  • Do të njihen dhe lejohen investimet e huaja;
  • Do të ndalohet diskriminimi në bazë të gjinisë, origjinës etnike ose paaftësisë.

Kjo e fundit nga shumë media është interpretuar si shpresë për grupet LGBT se martesa ndërmjet të njëjtit seks mund të lejohet së shpejti.

Prej disa vitesh, qeveria e Kubës ka punuar për të bërë reforma ekonomike. Procesi filloi nën drejtimin e Raul Castro, vëllai i ish-presidentit Fidel Castro. Që nga viti 2010, reformat e bëra nga Raul Castro kanë inkurajuar mijëra kubanë të bëhen sipërmarrës dhe të fillojnë bizneset e tyre në një përpjekje për t’i bërë politikat socialiste të vendit më të qëndrueshme.

Në prill, Raul Castro u largua nga posti i presidentit dhe Miguel Diaz-Canel mori përsipër drejtimin e vendit. Raul Castro mbetet  ende pjesë e qeverisë duke shërbyer si sekretar i përgjithshëm i Partisë Komuniste.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>