
Partia Socialiste u detyrua të korrigjonte listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Elbasanit, pas verifikimeve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.
Shkak është bërë mosrespektimi i kuotave gjinore në renditjen e kandidatëve, pasi në fund të listës në Elbasan ishin renditur tre burra njëri pas tjetrit.
Kështu, Marsida Hyseni, e cila mbante vendin e 12 në listë është spostuar për në vendin e 13 dhe në vend të saj është vendosur Shkëlqim Bullari, që fillimisht vinte pas saj.
Lista e Elbasanit kryesohet nga ministrja e Arsmit, Evis Kushi.