Kurti: Kemi folur për bashkëpunim, jo për Serbinë e Open Balkan

Nga Exit News
Kurti: Kemi folur për bashkëpunim, jo për Serbinë e Open Balkan

Kryeministri kosovar, Albin Kurti, gjatë konferencës së përbashkët me homologun shqiptar Edi Rama, deklaroi se Open Balkans dhe raporti i Ramës me Serbinë e presidentin Vuçiç nuk kishte qënë objekt i bisedimeve mes palëve të hënën.

Ai tha se të dy kishin gjysmën e kabinetit qeveritar me vete dhe se kanë folur mbi politika e projekte konkrete mes Shqipërisë e Kosovës.

“Gjatë takimit tonë rreth i orë e gjysmë, ku kryeministri Rama ka sjell gjysmën e kabinetit dhe unë kam sjell gjysmën e kabinetit tim, më shumë kanë diskutuar ministrat tanë se sa ne të dy dhe gjithcka ka qënë qasje zhvillimore,” u shpreh Kurti.

Deklarata erdhi mbasi Rama adresoi kriticizmin mbi cilësimin e Vuçiç si “vëlla” dhe foli për domosdoshmërnë e projektit Open Balkans.

“Për një orë e gjysmë nuk janë përmend as fjala Open Balkans apo Serbi, por vetëm Shqipëri e Kosovë. Mos të krijohet përshtypja se sa herë që takohemi flasim për politikë ndërkombëtare, kemi aq shumë punë për të bërë në aspektin e ekonomisë, financare, tregëtisë e infrastrukturës,” shtoi Kurti.

Qysh në fillim të fjalës së tij, kryeministri kosovar shpalli krijimin e një sekretariati koordinues për marrëdhëniet bilaterale mes Shqipërisë e Kosovës “që do të udhëhiqet nga z. Gentian Sala që ka dy shtetësi, kosovare dhe shqiptare”.

Fjalët e Kurtit nxitën reagimin e kryeministrit Ramës, i cili aty për aty tha se po krijohej përshtypja se të dy nuk flasin me njeri-tjetrin, që nuk ishte e vërtetë.

Pas kësaj Kurti e deklaroi konferencën të mbyllur dhe çështja nuk u prek më.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>