Kurti: Pa njohjen e Kosovës nuk ka normalizimin të marrëdhënieve me Serbinë

Nga Exit News
Kurti: Pa njohjen e Kosovës nuk ka normalizimin të marrëdhënieve me Serbinë

Albin Kurti u shpreh se pa njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia nuk mund të ketë normalizim të marërdhënieve mes dy vendeve.

“Dialog që zgjidh problemet ekzistuese, dhe nuk krijon probleme të reja. Pa njohjen e Kosovës dhe pranimin e së vërtetës nga ana e Serbisë nuk mund të ketë normalizim të marrëdhenieve të dy shteteve”, u shpreh Kurti, të mërkurën në seancën plenare gjatë marrjes së detyrës si Kryeministër.

Ai njoftoi se qeveria e re do të miratojë një plan masash për ndalimin e Covid19. “Brenda vitit synojmë sigurimin e vaksinave për 60% të popullsisië për të kaluar në normalitet”, shtoi Kurti.

Albin Kurti u zgjodh të hënën kryeministër i kosovës dhe, sot, të martën, morri detyrën. partia e tij “Lëvizja Vetëvendosje” fitoi zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Kurti do të formojë qeverinë në koalicion me partitë e komuniteteve jo serbe.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>