Për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, Partia Socialiste ka kandiduar në disa prej bashkive deputetë aktualë, të cilët do duhet të lënë mandatin në ditët në vijim.
Ata janë:
– Pjerin Ndreu – i zgjedhur deputet në Lezhë;
– Rakip Suli – i zgjedhur deputet në Tiranë;
– Flamur Golemi – i zgjedhur deputet në Gjirokastër;
– Nuri Belba – i zgjedhur deputet në Elbasan;
– Ilir Xhakolli – i zgjedhur deputet në Korçë.
Mandatet e lëna prej tyre, bazuar në listën shumëemërore të PS-së në zgjedhjet e 2017-ës pritet t’i marrin:
– Në qarkun e Lezhës mandatin e merr Adriana Jaku, zëvendësministrja e Shëndetësisë.
– Në qarkun e Tiranës mandatin e merr Eljo Hysko, kreu i Forumit Rinor të Partisë Socialiste.
– Në qarkun e Gjrokastrës mandatin e merr Laert Duraj, sekretari për Emigracionin në PS.
– Në qarkun e Elbasanit mandatin e merr Florenc Spaho, fizioterapist i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe nënsekretar në degën e PS-së në Elbasan.
– Në qarkun e Korçës mandatin e merr Adriatik Konomi, aktualisht Prefekt i Korçës.