
Gjykata Kushtetuese ka dërguar me 13 nëntor listën me kandidatë për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi 2021.
Kandidatët janë si më poshtë:
- Vitore Tusha
- Fiona Papajorgji
- Marsida Xhaferllari
- Elsa Toska
Presidenti ka caktuar datën 4 dhjetor për të hedhur shortin për KED 2021. KED është insitucioni kompetent për vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për Gjykatë Kushtetuese dhe Inspektor të Lartë të Drejtësi. KED zgjidhet në fund të çdo viti dhe ushtron detyrën për vitin pasardhës.
Ai ka 9 anëtarë të cilët zgjidhen me short nga prokuroritë dhe gjykatat e të gjithë niveleve.