Kushi shpreh ngushëllime për humbjen e jetës së pedagoges së Ekonomikut

Nga Exit News
Kushi shpreh ngushëllime për humbjen e jetës së pedagoges së Ekonomikut

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi shprehu ngushëllime për pegagogen e Ekonomikut, Irena Bogdani , e cila humbi jetën si pasojë e koronavirusit.

Në një postim në Facebook, Kushi shprehet se Bogdani ishte një akademike dhe profesioniste shumë e mirë.

“Për profesoreshë Irena Bogdanin në Universitetin e Tiranës ruaj mbresat më të mira nga shumë konferenca shkencore ku kemi marrë pjesë së bashku. Ajo ishte një akademike e profesioniste shumë e mirë dhe gëzonte respekt tek të gjithë kolegët e studentët.

Shumë e pikëlluar për humbjen e saj të parakohshme nga virusi i pabesë dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët dhe gjithë të afërmit e saj. U prehsh në paqe profesoreshë Irena!”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>