Kushtetuesja përfundon shqyrtimin mbi kërkesën e PR për ndalimin e grumbullimeve

Nga Exit News
Kushtetuesja përfundon shqyrtimin mbi kërkesën e PR për ndalimin e grumbullimeve

Gjykata Kushtetuese përfundoi të martën paradite shqyrtimin mbi kërkesën e Partisë Republikane për të shfuqizuar urdhrin që ndalon grumbullimet në kohë pandemie, duke thënë se vendimin do e japë në një moment të dytë.

Të dyja palët ishin të pranishme në seancë.

Partia Republikane ka kërkuar shfuqizimin e urdhrit të ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirlu. Ky urdhër ndalon grumbullimet me më shumë se 10 persona, tubimet dasmat etj.

Kreu i PR Fatmir Mediu tha para Gjykatës Kushtetuese të martën se është pro masave anti-COVID por “kërkon barazi”.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme