Gjykata Kushtetuese vendosi të martën me 4 maj të shfuqizojë detyrimin për të marrë leje për të organizuar një protestë apo tubim.
Në njoftimin në faqen zyrtare, Gjykata Kushtetuese vendosi të shfuqizojë togfjalëshin “pa marrë leje më parë në organin kompetent” në nenin 262 të Kodit Penal.
Ky ishte kushti i cili e bëntë protestën e paligjshme. Kështu më parë Kodi Penal dënonte me gjobë deri me burgim të gjithë ata të cilët organizonin protesta pa marrë leje.
Sipas ligjit për tubimet, nuk kërkohen miratim nga policia por thjesht njoftim. Neni 5 i ligjit përcakton detyrimin e organizatorëve të protestës të njoftojnë policinë për vendin dhe kohën e protestës apo tubimit.