Kuvendi diskuton sot për shkarkimin e presidentit Meta

Nga Exit News
Kuvendi diskuton sot për shkarkimin e presidentit Meta

Kuvendi do të diskutojë të hënën për raportin e Komisionit Hetimor për presidentin Meta.

Shumica socialiste, e cila ishte nismëtarja e hetimit, është tërhequr nga kërkesa për shkarkimin e Metës.

Në relacionin përfundimtar të komisionit, shumica socialiste shprehet se presidenti ka bërë shkelje gjatë emërimeve të anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese dhe në dekretin për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit por nuk janë të mjaftueshme për ta shkarkuar.

Ndërsa deputetët e opozitës parlamentare, në minorancë në komision, kërkuan shkarkimin e Metës, pasi sipas tyre ai kapërceu kompetencat e tij kur lëshoi dekretin për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Raporti përfundimtar, ku shumica e deputetëve të komisionit, tërhiqen nga shkarkimi i Metës, do të diskutohet dhe pritet të miratohet sot në kuvend.

Komisioni hetimor për Metën u miratua në 8 korrik 2019, me një afat 3 mujor, por më pas ky afat u shty disa herë.

Komisioni e akuzonte zotin Meta për shkelje të Kushtetutës për shkak të anullimit të dekretit të për caktimin e datës 30 qershor si datë për zgjedhjet vendore dhe dekretimin e Marsida Xhaferllarit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>