Kuvendi, homazhe në nderim të deputetit Fino

Nga Exit News
Kuvendi, homazhe në nderim të deputetit Fino

Kuvendi njoftoi se të hënën në orën 11:00 deri në orën 16:00 do të mbahen homazhe në nder të deputetit Bashkim Fino.

Në një njoftim në faqen zyrtare, Kuvendi shkruan se në orën 16:00 do të bëhet përcjellja për në banesën e fundit.

Kryesia e Kuvendit i shpreh ngushëllimet familjes dhe të afërmve dhe njofton se në nderim të deputetit Bashkim Fino, sot, më 29 mars, nga ora 11:00-16:00, do të organizohen homazhe në Pallatin e Kongreseve. Përcjellja bëhet në orën 16:00.”

Deputeti Fino u nda nga jeta mëngjesin e së hënës, për shkak të Covid19.

Ai ishte shtruar në spital prej disa ditësh por nuk ja doli të fitonte betejën me këtë virus.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>