Kuvendi kërkon rinisjen e hetimeve për privatizimin e CEZ

Kuvendi kërkon rinisjen e hetimeve për privatizimin e CEZ

Kuvendi ka apeluar vendimin e Gjykatës së Tiranës për pushimin e çështjes mbi privatizimin e operatorit të sistemit të shpërndarjes, OSHE nga kompanie çeke, CEZ.

Komisioni Hetimor , në dokumentin e publikuar nga Balkanweb shkruan se Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin pa marrë parasysh dokumentet e dërguara nga komisioni hetimor i Kuvendit dhe se hetimet nga ana e prokurorisë janë të paplota:

Prokurorët e çështjes nuk kanë kryer hetime bazuar mbi informacionin e dërguar nga Komisioni Hetimor në Kuvend.

Prokuroria  nuk ka  pyetur drejtuesit e kompanisë CEZ, nuk ka hetuar se çfarë kontrate kishte Ndue Kalaj me kompaninë CEZ dhe cili ishte roli i tij në këtë privatizim; nuk ka hetuar transfertën 7 milionë euro.

Gjithashtu, Prokuroria nuk ka kryer veprimet e “për hapjen e procesit gjyqësor ndërkombëtar kundër shoqërisë CEZ sh.a për mospërmbushje të detyrimeve  të saj  të përcaktuara në kuadrin rregullator specifik, duke dëmtuar pozitën mbrojtëse të shtetit në arbitrazhin ndërkombëtar të filluar vetëm nga CEZ dhe jo nga pala shqiptare, kanë çuar prokurorinë dhe gjykatën në  zbatim të gabuar të ligjit material  duke arritur në konkluzionin e gabuar të mosekzistencës së veprës penale.”

Gjykata e Tiranës vendosi të mbyllë çështjen për privatizimin e OSHE, më 24 janar 2019, me arsyetimin se nuk u gjetën “elementë të veprës penale”.

OSHE iu dha kompanisë çeke CEZ sipas një marrëveshje privatizimi, të cilën në vitin 2017 socialistët e arsyetuan të dëmshme me mbi 400 milionë euro ndaj shtetit shqiptar.

Marrëveshja e privatizimit u prish nga qeveria Rama në vitin 2014, e cila ra dakord të mos shkonte në arbitrazh por t’i paguante CEZ-it rreth 100 milionë euro dëmshpërblim. Opozita e akuzoi Kryeministrin se i kishte falur kompanisë borxhet që ajo ishte zotuar të shlyente duke sjellë një dëm prej rreth 650 milionë eurosh.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>