
Kuvendi miratoi sot, 24 qershor ngritjen e komisionit të posaçëm për zëvendësimin e anëtarin zëvendësues të Komisioni të Pavarur të Kualifikimit, KPK dhe Komisionerit Publik.
Komisioni do të zëvendësoj vendin e lënë bosh nga Pal Shkëmbi dhe Darjel Sina. Pal Shkëmbi dha dorëheqjen nga anëtarë zëvendësues i KPK-së për të kandiduar si kandidatë i pavarur në zgjedhjet e 25 prillit.
Ndërsa Darjel Sina u zgjodh gjyqtar i Gjykatës së Lartë duke u larguar nga posti i Komisionerit Publik. Vakancat në këto poste u shpallën më 21 qershor, nga Komisioni i Ligjeve në Kuvend.
Komisioni i ngritur nga Kuvendi do të hartojë listën e kandidatëve. Ato do të votohen më pas nga Kuvendi.
KPK përfundon mandatin në 2022-ishi. Më pas çështjet do t’I kalojnë KLP-së dhe KLGJ-së. Në rast të shtyrjes së afatit të KPK-së, u shpreh kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Balla duhet mbështetje politike.