Kuvendi ka miratuar disa ndryshime në ligjin “për mbrojtjen nga diskriminimi” për t’u dhënë më shumë mbrojtje njerëzve që jetojnë në vend.
Sa i përket ndryshimeve, ligji tani do të siguroj mbrojtje ligjore, për personat me HIV dhe me karakteristika seksuale, gjinore dhe racore të ndryshme.
Karakteristikat e mbrojtura sipas ligjit shqiptar tani përfshijnë” racën, etninë, ngjyrën, gjuhën, kombësinë, bindjet politike, fetare ose filozofike, statusin ekonomik, arsimor ose shoqëror, gjininë, identitetin gjinor, orientimin seksual, karakteristikat e seksit, jetesën me HIV/AIDS, shtatzënia, përgjegjësia prindërore, mosha, statusi martesor, vendi i banimit, gjendja shëndetësore, predispozicioni gjenetik, pamja e jashtme, paaftësia, përkatësia në një grup të veçantë. ”
Një nga termat e reja të përfshira, ‘karakteristikat seksuale’ do të sigurojë mbrojtje posaçërisht për individët inter-seksualë në Shqipëri.
Ndryshime janë bërë gjithashtu për të kategorizuar diskriminimin e përsëritur ose të vazhdueshëm, ose diskriminimin e motivuar nga më shumë se një arsye si një “formë serioze e diskriminimit”.
Ai gjithashtu do të shqyrtojë nëse viktima e diskriminimit pësoi pasoja serioze bazuar në këtë sjellje.
Autoritetet publike nuk do të jenë të detyruara të promovojnë të gjitha llojet e barazisë dhe të parandalojnë në mënyrë aktive diskriminimin gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre.
Pozicioni i Komisionerit për Diskriminim është forcuar pasi me ndryshimet e reja, të gjitha institucionet publike dhe entet private janë të detyruar të mbështesin punën e tyre duke dhënë të gjitha informacionet e kërkuara dhe duke garantuar qasjen në informacion menjëherë.
Për sa i përket barrës së provës, kur ankuesi paraqet fakte mbi të cilat ai mbështet pretendimet e tij për diskriminim, i akuzuari është i detyruar të sigurojë fakte që kjo nuk përbën diskriminim.
Diskriminimi ndër-sektorial është përcaktuar gjithashtu si një formë e diskriminimit. Sugjerime për ndryshime në ligj u bënë nga disa OJQ dhe organizata ndërkombëtare.