Kuvendi nis punën, për vitin 2020 objektiv hapja e negociatave

Nga Exit News
Kuvendi nis punën, për vitin 2020 objektiv hapja e negociatave

Parlamenti mbajti sot seancën e parë për vitin 2020. Seanca nisi me faktin se qeveria kishte nevojë për nje karrige më tepër, pasi ishte shtuar posti i Ministrit të Rindërtimit, post në të cilin do të ulej Arben Ahmetaj.

Më pas Kryetari Kuvendit dhe përfaqëesuesit e grupeve parlamentare diskutuan rreth çështjeve që kanë pritshmëri për këtë vit.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi u shpreh se “objektivi kryesor i parlamentit për këtë vit do të jetë hapja e negociatave për anëtarësim në BE”. Ruçi tha se parlamenti do të kontribuojë që sistemi i drejtësisë “të mos jetë në shërbim të pasurimit të nje kaste, por në zhvillim të vendit”. Gjithashtu për këtë vit, ai tha se “do të synohen miratimi i ligjeve më të mira si për shembull për ndërtimet dhe fatkeqësitë natyrore”.

Për çështjen e fatkeqësive natyrore, kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla tha se viti 2020 do të mbahej mend gjatë si “viti i rindërtimit” pasi në fund të tij çdo familje e prekur nga tërmeti “do ketë hyrë në shtëpi të re”. Balla u shpreh se socialistët janë gati t’i ndryshojnë tërësisht ligjet për ndërtimin me kriteret sizmike.

Kryetari i grupit parlamentar socialist e konsideroi në përparim reformën në drejtësi nga ngritja e SPAK-ut te emërimet në Gjykatën Kushtetuese dhe me emërimin e sotshëm në krye të ILD-së të Artur Metanit.

Ministri Lleshaj duke u shërbyer me një karrige pas rikthimit të Ahmetajt në qeveri.

Për vitin 2020 Balla theksoi se kryesore do të ishte lufta kundër krimit dhe korrupsionit. Për këtë ai tha se nevojitet paketa anti-KÇK e cila do t’i kërkojë çdokujt që i ka shpëtuar hetimeve apo dënimeve “të provojë pastërtinë e burimeve pasurore ose ta humbasë pasurinë”.

Balla kujtoi ndryshimet politike me vitin e shkuar duke cilësuar marrëveshjen për reformën zgjedhore si ndryshim 180 gradësh në qëndrimet e opozitës. “Qëndrimi ynë, – garantoi kryetari i grupit parlamentar të PS-së – është ta përmbyllim reformën para 15 marsit”.

Për reformën zgjedhore foli edhe Deputetja Rudina Hajdari. Ajo u zotua se nuk do të lejonte që reforma të kthehej në pazar politik mes palëve. Hajdari u shpreh se do të luftonte fort që shqiptarët të kenë besim te vota.

Përpara seancës plenare, PS kishte vendosur që në vend të Ahmetajt në krye të Komisionit të Ekonomisë të vendosej Milva Ekonomi – ish-ministre në periudhën 2016-2018.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>