Kuvendi ka rrëzuar kandidaturën e Besnik Mustafajt për Këshillin Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar.
Gjatë seancës së ditës së enjte, Kuvendi vendosi me 74 kundër Mustafajt.
Deputetët votuan gjithashtu kundër dy kandidaturave të tjera, Helidon Haliti dhe Edmond Tullumani.
Besnik Mustafaj ka qënë ambasador i Shqipërisë në Francë, ministër i Jashtëm dhe deputet në tre legjislatura.
Ai ishte pjesë e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve për deputet në Partinë Demokratike gjatë vitit 2020.
Helidon Haliti është piktor ndërsa Edmond Tullumani producent dhe këngëtar i operas.
Këshilli Drejtues i RTSH-së është organi kryesor vendimarrës. Ai përbëhet nga 10 anëtarë dhe kryetari të cilët zgjidhen nga Kuvendi.