
Kuvendi zgjati me katër muaj Komisionin për shkarkimin e Presidentit Meta. Ditën e sotme Komisioni mes debatesh vendosi të shtyjë kohëzgjatjen e këtij Komisioni, për shkak të gjendjes ku ndodhet vendi.
Deputeti Bashkim Fino dhe Alban Zeneli argumentuar se afati në 8 dhjetor i përcaktuar për të dalë më një kërkesë të qartë ligjore për shkarkimin e Presidentit Meta, është i pamjaftueshëm për shkak të gjendjes pas tërmetit. Deputeti Adriatik Alimadhi ka kundër duke e quajtur këtë shtyrje “një lojë mes Ramës dhe Metës.”
Komisioni parlamentar për shkarkimin e Presidentit Meta u ngrit në korrik të këtij viti. Kuvendi e akuzon zotin Meta për shkelje të Kushtetutës për shkak të anullimit të dekretit të për caktimin e datës 30 qershor si datë për zgjedhjet vendore dhe dekretimin e Marsida Xhaferllarit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.