
Olsian Çela zgjidhet Prokuror i Përgjithshëm. Kuvendi votoi për kandidaturën e zotit Çela me 101 vota pro dhe 2 kundër.
Në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar socialist, u bë me dije se do të votohej kandidatura e prokurorit Çela.
KLP renditi disa javë më parë kandidaturat për Prokuror të Përgjithshëm duke i vlerësuar në tre kritere profesionaliteti, pasuria dhe figura. Në garë për këtë post ishin dhe Prokurorja e Përgjithshme në detyrë Arta Marku, e cila mori 11 vota pro 22 kundër dhe 78 abstenim dhe prokurorja e Apelit Fatjona Memçaj, e cila mori 8 vota pro, 16 kundër dhe 87 abstenim.