Në ditë e tretë të protestës, kryetari demokrat Lulzim Basha deklaroi se, “media pranë qeverisë kanë ofruar kokën e ministrit Saimir Tahiri për zgjidhjen e cështjes”. Basha u shpreh i vendosur se nuk do të pranojë këtë zgjidhje duke theksuar se Tahiri është peshqesh i bandave dhe krimit të organizuar.
“Ne nuk jemi këtu të pranojmë koka turku. Mbaje Saimir Tahirin. Zgjidhja është largimi yt dhe i qeverisë tënde. Zgjidhu nga karrigia ku të ka lidhur krimi dhe hapi rrugë qeverisë teknike për zgjedhje të lira e të ndershme”. Ishte kjo thirrja e fundit që kreu demokrat i bëri kryeministrit Rama.