LDK do të marrë pjesë në votimin e Vjosa Osmanit për presidente

Nga Exit News
LDK do të marrë pjesë në votimin e Vjosa Osmanit për presidente

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) duket se do të votojnë pro zgjedhjes së Vjosa Osmanit si president e vendit.
Pas takimit me deputetët e partisë, kryetari I LDK-së Lumir Abdixhiku u shpreh se ata do të marrin pjesë në votim në procesin e zgjedhjes së presidentit.

Sipas Koha.net Abdixhiku në lidhje me kandidimin e Vjosa Osmanit, u shpreh se

“Kemi diskutuar për pozitën apolitike të zonjës Osmani si presidente. Këto biseda ua kam prezantuar organeve të partisë. Pas një diskutimi, të gjithë kemi marrë vendim që LDK-ja nuk do të bëjë obstruksione”.

Ai i ka bërë thirrje deputetëve të LDK-së të mos e pengojnë krijimin e institucioneve:

“LDK-ja do të marrë pjesë në votim, pa paragjykuar vendimin e deputetëve. Këtë vendim ua kam komunikuar deputetëve. Pres që secili prej tyre të mos e pengojë kursin e ri të LDK-së. Pres që secili të sillet si institucionalist”.

Për zgjedhjet e presidentit të ri duhen 80 vota, Lëvizja Vetëvendosje dhe partitë e pakicave kombëtare kanë 61 vota. Ndaj për zgjedhjen e presidentit duhen edhe 14 vota nga LDK.

Osmani garoi në zgjedhjet e 14 shkurtit në listën e VV-së. Ajo mori mbi 300 mijë vota.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>