LDK: Kandidatura e Kurtit për kryeministër, e paligjshme

Nga Exit News
LDK: Kandidatura e Kurtit për kryeministër, e paligjshme

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka vënë në dyshim dekretimin e kandidatit për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti.

Sipas një raportimi të REL, LDK-ja nuk do votojë qeverinë Kurti.

Sepse kemi një person që është dekreduar që të jetë kryeministër i vendit, ndërkohë kemi një qeveri dhe një kuvend  që ka ra, pse një deputetë ka qenë i dënuar për vepër penale. Pra, personi që është dekretuar është person më precedent penal, i dënuar dhe dënimi i tij nuk ka skaduar”, tha Gashi.

Albin Kurtit iu pamundësua që të garojë për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit, për shkak të një dënimi më 2018.

Më 3 janar, 2018, deputetët e atëhershëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Faton Topalli dhe Donika Kadaj-Bujupi u dënuan me kusht për hedhje të gazit lotsjellës në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Në shtator të atij viti, Gjykata e Apelit ka konfirmuar dënimet e dhëna nga gjykata e shkallës së parë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>