
Lidhja Demokratike e Kosovës mblodhi, të mërkurën, kryesinë dhe pas mbledhjes njoftoi se do të shkojë në zgjedhje pa koalicion parazgjedhor.
Ishte kreu i LDK Isa Musatafa ai që bëri këtë deklaratë. Ai tha se lista e LDK është e hapur për kandidatë e subjekte të vogla.
“Nuk do të bëjmë koalicione me asnjë subjekt politik. Lista e LDK-së është e hapur për kandidatë të subjekteve të vogla”, tha Mustafa.
Në mbledhjen e mbajtur LDK diskutoi për emrin e kandidatit për kryeministër. Pas mbledhjes Mustafa deklaroi se kandidati i zgjedhur është Avdullah Hoti, i cili mban postin e kryeministrit momentalisht.