Në emisionin “Me Pak Fjalë” u shpjegua se si do të votohet në zgjedhjet e 25 prillit tani që është bërë zyrtare fleta e votimit.
Por përpara votimit zgjedhësit do të duhet të sigurohet që emri i tij është në listat zgjedhore.
Kjo bëhet në dy mënyra, elektronikisht përmes faqes në internet të KQZ-së ose portalit ‘e-albania’, dhe manualisht duke verifikuar praninë e emrit në listat e afishuara në qendrat e votimit.
“Ekziston detyrimi i pushtetit vendor për të afishuar në qendra votimi listën e zgjedhësve në mënyrë që edhe ata që nuk kanë mundësinë e përdorimit të teknologjisë të kenë mundësi të verfikojnë emrin e tyre në listën e zgjedhësve.”, tha për “Me Pak Fjalë”, Lealba Pelinku Nënkomisionere Shtetërore për zgjedhjet.
Peliku solli në vëmendje nevojën për të verfikuar edhe qendrën e votimit pasi disa qytetarëve mund t’i ketë ndryshuar.
“Me ligjin e ri zgjedhor ka pasur ndryshime në qendrat e votimit për shumë qytetar nuk janë më të dikurshmet prandaj duhet verifikuar paraprakisht. Pushteti vendor ka për detyrë të njoftojë të gjithë ata votues që i ka ndryshuar qendra e votimit si pasojë e Kodit Zgjedhor, ku qendrat e votimit tashmë janë jo më pak se 300 zgjedhës dhe jo më shumë se 1000 zgjedhës dhe kjo ka sjellë shkrirje ose ndarje të qendrave të votimit.”, tha Nënkomisioneria Shtetërore.