Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka reagoi pas padisë së depozituar nga PD ndaj tij, në lidhje me akuzat për inceneratorët, në emisionin ‘Open’, në Top Channel.
Ai tha se strategjia e PD-së është “vish çdo gjë me akuza”, por shtoi se, sipas tij, nuk është kjo strategjia e duhur për të ardhur në pushtet.
“Strategjia e PD-së është vish çdo gjë me një akuzë, për një opozitë ka të tjera gjëra që mund ta rikthejnë në qeverisje. Do të dëshiroja që çdo kush që ka dyshime në prokurorin e re mund t’i referohen ashtu si PS, apo parti t ë tjera mund të padisin PD.
Jam shumë i bindur dhe kam bërë kontributin më të madh ën këtë vend për inceneratorët, por më vjen keq që u baltos dhe që ka lidera që mendojnë se nuk ka punë që bëhet pa paguar. Nëse do të harxhosh aq shuam energji për të baltosur çdo gjë që është bërë sepse kredibiliteti i politikës është shuam i ulët falë edhe kontributit ët opozitës dhe fjala hajdut është bërë më e përdorura”, tha ai.