Lefter Maliqi: Do e votoj Reformën Zgjedhore

Lefter Maliqi: Do e votoj Reformën Zgjedhore

Deputeti Lefter Maliqi deklaroi se do të votojë Reformën Zgjedhore.

Në një intervistë për gazetarët, Maliqi u shpreh:

“Rama nuk do as marrëveshje dhe as lista të hapura. Unë do ta votoj sepse votoj marrëveshjen e arritur nga të gjitha palët, të firmosur nga të gjitha palët dhe jam për zgjedhje të menjëhershme sepse populli është në mjerim.”

Ai shtoi gjithashtu se do të bisedojë më deputetë të tjerë të opozitës, në mënyrë që ta votojnë.

Pas takimit me kreun e kuvendit, opozita bëri të qartë se nuk do të votojë marrëveshjen e 5 qershorit për Reformën Zgjedhore pa u plotësuar 3 kushtet e tyre.

Murrizi tha se tre kryetarët e tre grupeve parlamentare do të bojkotojnë komisionet parlamentare ‘për të mbajtur një qëndrim që askush brenda apo jashtë institucioneve legjitime nuk mund të tallet me sovranitetin e votës tonë dhe mandatin e deputetit që ne kemi marrë.’

Murrizi është anëtar i grupit Demokrat, i cili ka 11 anëtarë, mes të cilëve dhe Rudina Hajdarin, pjesë e Këshillit Politik.

Grupi tjetër ‘I pavarur’ ka 9 anëtarë dhe kryesohet nga Nimet Musaj, ndërsa grupi ‘Demokraci dhe drejtësi’ ka 11 deputetë kryesohet nga deputeti Edmond Stojku.

Nuk dihet ende nëse tre kryetarët përfaqësojnë mendimin e të gjithë deputetëve në grupet e tyre.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>