
Leicester mund të jetë qyteti i parë në Britani që mund të karantinohet pas rritjes së numrave të të infektuarve, tha ministri i Brendshëm i Britanisë.
Rreth 650 persona u identifikuan me koronavirus gjatë dy javëve të para të qershorit, dhe çereku i tyre ishin banorë të Leicesterit. Vatra e virusit ka qënë një fabrikë e prodhimit të mishit dhe disa shkolla.
Departamenti i Shëndetit Publik ka zhvilluar katër njësi të levizshme testimi në qytet.
Ndërsa autoritetet vendore i kanë bërë thirrje banorëve të respektojnë distancimin social dhe të lajnë duart.